Njeriu që fotografon veten, çdo ditë, tash e 30 vite

7:56 pm 23.02.17

baden1

 

Shumë vite para se të filloj përdorimi i termit ‘selfie’, një person filloi t’i bëjë fotografi fytyrës së tij.

Karl Baden, 64 vjeç, profesor në Kolegjin e Bostonit, filloi projektin e tij Every Day tri dekada më parë.

Projekti i tij filloi më 23 shkurt të vitit 1987, një ditë pas vdekjes së Andy Warhol dhe rreth dy dekada para se të shpikej Facebook-u.

Që nga ajo ditë, Baden i ka bërë fotografi fytyrës së tij, duke dokumentuar kështu procesin e ndryshimit dhe plakjes së njeriut.

“Po të mos ndodhte trendi selfie unë mesiguri do të mebtesha anonim si gjithmonë,” thotë me shaka Baden, transmeton Metro.co.uk.

 

baden3

 

Ky projekt deri më tani është ekspozuar nëpër galeri të Bostonit, New Yorkut dhe në disa vende të tjera.

Howard Yezerski, pronar i një galerie në Boston, i cili ka ekspozuar projektin e profesorit Baden, e cilëson atë si një projekt që reflekton disa tema universale, nga vdekja deri tek obsesioni i njeriut për ta bërë veten të pavdekshëm në ndonjë mënyrë.

“Ai po inçizon një jetë, apo së paku një aspekt të saj me të cilin të gjithë mund të lidhemi, pasi të gjithë jemi në të njëjtën anije. Të gjithë do të vdesim.” thotë Yezerski.

Profesor Baden është munduar që të ruaj estetikën e pamjes së tij, që nga fillimi i projektit, duke u kujdesur që të mos lëshoj mustaqet dhe flokët të mbesin në një formë të thjeshtë. Kështu, ai mendon se nuk shpërqendron procesin e plakjes.

Derisa gjithë këto vite koha është treguar e mirë me Baden-in, në vitin 2001 ai u detyrua t’i nënshtrohej kemoterapisë për të trajtuar kancerin në prostatë, dhe gjatë dokumentimit përmes fotografive ndryshimi është vrejtur në peshën e tij.

Më vonë, kur kanceri është në fazë më lehtësuese, fotografitë e fundit tregojnë për kthimin në formë të profesorit.

Baden mundohet t’i qëndroj besnik mënyrës së parë të fotografimit, duke postuar kështu me një shprehje neutrale të fytyrës dhe duke përdorur kamerën e njëjtë, 35mm, një tripod dhe sfondin e ndriquar.

 

baden2

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM