Njëri nga anëtarët e Daft Punk ‘nuk e pëlqen muzikën elektronike’

10:06 am 25.04.18

 

Frontmeni i bendit Arcade Fire, Win Butler, ka treguar se si ishte bashkëpunimi me Thomas Bangalter nga dyshja elektronike Daft Punk, në realizimin e albumit Everything Now.

Duke folur për Song Exploder, Butler ka treguar për punën që ka bërë me Bangalter në realizimin e këngës ‘Put Your Money On Me’.

Butler e ka përshkruar se si bendi i tij punoi me anëtarin e Daft Punk në një studio në Paris të cilën e quajti “një nga të fundit klasike, studio analoge e ‘70-ve”.

Më pas, Butler ka shtuar: “Do të mendonit se Thomas ka mendjen tërësisht te muzika elektronike, [por] ai nuk e pëlqen muzikën elektronike.”

Butler e përshkruajti muzicientin Bangalter si “shumë akademik, i thellë dhe filozofik”.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM