Kështu së paku ka bërë të ditur vetë kompania, e cila ka njoftuar se e ka fituar të drejtën për të zhvilluar në seri botimin e 1967-së. Djemtë e autorit, të cilët do të jenë prodhues ekzekutiv në projekt, janë shprehur se babai i tyre kishte marrë shumë oferta gjatë viteve për përshtatur librin në film. Por ata ishin të shqetësuar se historia nuk do të përkthehej mirë në rast se do të përfshihej në një film të vetëm ose edhe dy. Ndryshe, shkrimtari ishte gjithashtu mjaft i interesuar që tregimi të trajtohej në spanjisht.