Një performim i veçantë i David Byrne te emisioni i Stephen Colbert

6:05 pm 11.03.18

 

David Byrne ishte mysafir muzikor në emisionin The Late Show with Stephen Colbert.

Ai këndoi këngën ‘Everybody’s Coming To My House’ që është pjesë e albumit American Utopia.

Në performancën e tij, Byrne paraqitet bashkë me disa muzicientë dhe kërcimtarë, të gjithë me këmbë të zbathura dhe veshur me kostume ngjyrë hiri.

Gjatë emisionit, Byrne gjithashtu bisedoi edhe me prezantuesin Colbert ku diskutuan për shumë gjëra, ndër të tjera edhe për stafin brenda Shtëpisë së Bardhë, derisa Byrne tha se do të mund të shkruante diçka vetëm për Jared Kushner, dhëndrrin e presidentit Trump.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM