Një në katër vajza në Britani preken nga depresioni

4:19 am 20.09.17

 

Çereku i vajzave dhe afërsisht një në dhjetë djemë në moshën 14 vjeçare tregojnë shenja të depresionit në Britaninë e Madhe.

Kështu kanë treguar të gjeturat e një hulumtimi realizuar me më shumë se 10,000 të rinj të cilët kanë folur për brengat dhe emocionet e tyre.

Siç njofton BBC, ky hulumtim ka treguar se shumë nga prindërit nuk kanë qenë të vetëdijshëm për ankthet e djemve dhe vajzave të tyre.

Kryesuesi i këtij hulumtimi, Dr Praveetha Paralay nga Universiteti i Liverpoolit tha se adoleshentët dhe sidomos vajzat përballen më shumë me vështirësi në shëndetin mental sesa që ndodhte në gjeneratat e kaluara.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM