Një në dhjetë vdekje shkakohen nga duhani

10:04 am 06.04.17

 

Duhanpirja është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve në botë.

Një studim i ri ka treguar se një nga dhjetë vdekjet në botë shkaktohet nga pirja e duhanit.

Hulumtuesit thonë se vdekshmëria mund të rritet më tej, pasi kompanitë e duhanit, në mënyrë agresive, shënjestrojnë tregjet e reja, sidomos në vendet në zhvillim, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Raporti është publikuar në revistën mjekësore britanike The Lancet.

“Pavarësisht se tash e mbi gjysmë shekulli ka prova të qarta për efektet e dëmshme të duhanit në shëndet, sot, një në katër burra në botë është duhanpirës i përditshëm”, tha autorja e studimit, dr Emmanuela Gakidou.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM