Një kosovare caktohet zv/ministre në qeverinë e Edi Ramës

3:39 pm 08.10.17

 

Valbona Shujaku e cila aktualisht është e angazhuar në drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në qeverinë e re të Edi Ramës.

Ajo zëvendëson zv. Ministrin e deritanishëm Zef Çuni I cili shërbeu gjatë mandatit të parë në qeverinë e Ramës, transmeton Gazeta Shqip.

Teksa ka shumë pak informacion mbi punën dhe jetëshkrimin e Shujakut kjo lëvizje e kryeministrit duket më shumë një simbolikë .Tashmë Ministria e Kulturës është në dorën e femrave.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM