Një koncert me muzikën e ‘Game of Thrones’, ‘Lord of the Rings’ dhe ‘The Hobbit’

7:12 pm 31.08.17

 

Një koncert i vetëm do të mbahet për të zbavitur gjithë fansat e serialit ‘Game of Thrones’ dhe filmave ‘The Lord of the Rings’ dhe ‘The Hobbit’.

Shfaqja muzikore do të mbahet më 12 nëntor në Palladium të Londrës, ku muzika e këtyre filmave do të ekzekutohet live nga një orkestër dhe kor.

Muzika e ‘Game of Thrones’ do të vijë atë natë përmes kompozimit të Ramin Djawadi, derisa Howard Shore sjell atë nga filmat e Peter Jackson.

Biletat për këtë koncert, që do të jepet vetëm një natë, do të kushtojnë prej 36.50 funta deri në 71.50 funta.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM