Një film për dashurinë dhe aktivizmin e Yoko Ono dhe John Lennon

6:48 pm 02.02.17

yoko

 

Yoko Ono do të përgatit një film përmes së cilit do të eksplorohet lidhja e saj komplekse me këngëtarin John Lennon.

Filmi, që ende nuk ka një titull, do të shkruhet nga Anthony McCarten, derisa si bashkë-producentë do të jenë Michael De Luca dhe Josh Bratman.

Siç raporton The Hollywood Reporter, filmi do të dokumentoj lidhjen e çiftit dhe kauzat e tyre kundër luftës.

Në njoftimin e lëshuar, De Luca thotë se ngjarja e filmit do të “fokusohet në temat e rëndësishme dhe të pjekura të dashurisë, guximit dhe aktivizmit në Shtetet e Bashkuara – me qëllim frymëzimin e rinisë së sotme për t’u ngritur dhe për të pasur një vizion të qartë për botën që ata duan.”

Lennon dhe Ono u takuan për herë të parë më 1966 derisa artistja po përgatiste hapjen e një ekspozie në Londër.

Gjatë asaj kohe, Lennon ishte i martuar me gruan e tij të parë, Cynthia; por, më 1968 ata u divorcuan, dhe në vitin e ardhshëm ai u martua me Ono.

Gjatë 11 viteve të martesës së tyre, Ono dhe Lennon bashkëpunuan në shumë projekte kreative, derisa gjatë tërë kohës ata e ndjenin përgjegjësinë për të “sjellur paqe”, siç i kishte thënë Lennon revistës Rolling Stone më 1971.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM