Një film i ri nga ‘Jay And Silent Bob’

9:11 am 28.08.17

 

Karakterët e filmit Jay And Silent Bob Strike Back do të kthehen shumë shpejt në ekranet e kinemasë.

Kevin Smith, i cili luan rolin e Silent Bob, dhe që fillimisht u paraqit në filmin Clerks të vitit 1994, ka konfirmuar se pas afër dy dekadave nga filmi Jay And Silent Bob Strike Back, dyshja do të kthehen me një film të ri.

“16 vite më parë, #JayAndSilentBobStrikeBack u lëshua nëpër kinema. Dhe këtë vjeshtë, ne do të realizojmë një vazhdimësi të quajtur #JayAndSilentBobReboot!” ka shkruar Smith në Twitter.

Edhe Jason Mewes do të paraqitet në filmin e ri i cili është përshkruar si një satirë që bënë shaka me biznesin e filmave që së fundmi është obsesionuar në ri-krijimin e filmave.

Ende nuk ka një datë se kur do të dal filmi Jay And Silent Bob Reboot.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM