Një fëmijë gjigant paraqitet mbi murin Meksikë-SHBA  (foto)

8:24 pm 10.09.17

 

Imazhi i një fëmije është paraqitur në kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Fotografia e fëmiut është vendosur në një mural prej 20 metra të lartë. Ai është shfaqur në pjesën meksikane të kufirit, derisa fëmija shikon mbi rrethojën e kufirit drejt tokës amerikane.

Sipas New York Times, imazhi i këtij murali është i një fëmije një-vjeçar që jeton në qytetin e vogël meksikan Tecate, i cili është afër kufirit me SHBA-të.

Ky punim artisitk është punuar nga artisti francez anonim, JR.

“Si një artist, mundohm të kthej perspektivën,” ka thënë ai për NYT. “Për këtë fëmi të vogël nuk ekzistojnë muret dhe kufinjtë.”

 

 

Kjo paraqitje e këtij punimi vjen në kohën kur presdienti amerikan Donald Trump ka bërë me dije planet për të tërhequr marrëveshjen DACA, një skemë kjo e cila u lejonte migrantëve pa dokumente, që mbërrinin në SHBA si fëmijë, të kenë mundësi për të jetuar dhe punuar në atë vend.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM