Një çift surprizë: Grimes dhe Elon Musk! (foto)

10:13 am 08.05.18

 

Gjatë mbrëmjes së Met Gala 2018, një çift krejt i papritur është paraqitur para gazetarëve.

Muzicientja kanadeze Claire Boucher, e njohur me emrin Grimes, është paraqitur bashkë me bashkëthemeluesin e kompanisë Tesla, Elon Musk.

Musk u tha gazetarëve se i ka ndihmuar kënëgatres Grimes në dizajnimin e fustanit. Ai gjithashtu e quajti daljen e tyre bashkë si një “takim nate.”

Ndërkohë, faqja Page Six kishte raportuar më herët se Musk dhe Boucher janë duke u takuar njëri me tjetrin. Por, përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë pranuar të komentojnë kur janë pyetur rreth kësaj nga revista Pitchfork.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM