Nine Inch Nails dhe Massive Attack do të luajnë piano në hotelin e Banksyt në Bethlehem

1:25 pm 08.03.17

Në projektin më të fundit të artistit anonim, Banksy, është bërë e ditur se mysafirë muzikorë do të jenë edhe grupi Nine Inch Nails dhe ai britanik Massive Attack.

Të dy bendet do të luajnë piano pa qenë fizikisht prezent në lokalin ku do të shikohet dhe dëgjohet muzika e tyre, në hapsirat e hotelit Walled Off Hotel në Bethlehem.

Të dy koncertet në piano do të jenë të inçizuara paraprakisht dhe më pas, të pranishmit në hotel, do të shoqërohen me një video të performancës e cila do të përcillet edhe me tinguj të pianos që do të luhen pa prezencën e bendit.

Pjesë e këtij projekti së fundmi ishte edhe Elton John. (shikone në video më poshtë).

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM