Nicolas Cage po mendon të pensionohet nga aktrimi

5:47 pm 22.04.18

 

Aktori Nicolas Cage ka bërë të ditur se planifikon që në të ardhmen e afërt të pensionohet nga aktrimi.

Ai debutoi si aktor me emrin e tij të vërtetë Nicolas Coppola në vitin 1981 në filmin televiziv Best Of Times, dhe një vit më pas ishte pjesë e Fast Times At Ridgemont High.

Gjatë karierës ai luajti në më shumë se 70 filma, përfshirë Gone In 60 Seconds, Leaving Las Vegas  dhe Captain Corelli’s Mandolin.

“Tani jam një performues filmi dhe do të vazhdoj kështu për tre apo katër vitet e ardhshme, dhe do të doja të fokusohesha më shumë si regjisor.” ka thënë Cage për The Blast.

Sipas faqes IMDB, aktori ka momentalisht shtatë projekte të ndryshme filmike në të cilat është i përfshirë. Aty bëjnë pjesë filmat #211, Between Worlds dhe The Croods 2.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM