Nicki Minaj e anulon performancën në BET Awards, pasi ata e tallën këngëtaren

7:19 am 12.02.19


Nicki Minaj ka anuluar paraqitjen e saj në  BET Awards, që do të mbahet këtë verë për shkak se rrjeti e përmendi atë në një status në twitter pasi Cardi B fitoi Grammy. Në një foto ku duket reperja Cardi B pasi fitoi albumin më të mirë Rap për ‘Invasion Of Privacy’, BET shkroi: “Ndërkohë, Nicki Minaj është duke u zvarritur nga Cardi.” Statusi është fshirë që nga atëherë.

Minaj menjëherë pas statusit nga BET e njoftoi publikun e saj dhe labelin Young Money se do të “nuk do të jetë pjesë e eksperiencës BET .” Ajo gjithashtu premtoi se shumë shpejtë do të publikojë data të reja të turnesë.

Minaj dhe Cardi u përfshinë në një seri grindjesh vitin e kaluar, dhe ngjarja më e famshme ishte ajo e Javës së Modës në Nju Jork në shtator. Cardi u fotografua duke e lënë festën me një gungë në kokën e saj pasi grindja u bë fizike./UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM