Nga viti në vit, rritet importi nga Serbia

7:08 pm 31.10.17

 

Rreth 400 milionë euro në vit produkte importohen në Kosovë nga Serbia.

Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti, Serbia ka eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej mbi 300 milionë euro, derisa, eksportet e Kosovës në Serbi për të njëjtën periudhë arrijnë vlerën e jo më shumë se 35 milionë euro, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se krahasuar me vitin e kaluar eksportet nga Serbia kanë shënuar rritje për 15 për qind.

“Vlera e importeve nga Serbia deri në fund të muajit shtator të këtij viti tregon se ka një rritje të vlerës së këtyre mallrave. Nëse në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kemi pasur 284 milionë euro mallra të importuara nga Serbia, gjatë këtij viti kemi 327 milionë euro, ka një rritje prej 43 milionë euro”.

Kosova, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave vazhdon të përballet me deficit të lartë tregtar. Kontributi i eksporteve në volumin tregtar, sipas të dhënave të vitit 2016 ishte shumë i ulët, me rreth 310 milionë euro, kurse importi afër 3 miliardë euro.

 

…lexo artikullin e plotë

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM