Nga e mërkura reduktohet qarkullimi i veturave në Prishtinë

8:46 pm 29.01.18

 

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me përfaqësues të Komunës se Prishtinës, kanë paralajmëruar se që nga dita e mërkurë, do të reduktohet qarkullimi i veturave në kryeqytet dhe do ndalohet shitja e thëngjillit që përdoret si lëndë djegëse.

Kështu ka thënë, Selim Pacolli nënkryetar i Komunës së Prishtinës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku së bashku me ministren e Mjedisit të Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kanë paralajmëruar masat që do ndërmarrin për uljen e nivelit të ndotjes se ajrit në Prishtinë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ministri Sefaj, ka thënë se ndalimi i qarkullimit të veturave duhet të bëhet mbi bazë ligjore, përfshirë këtu së pari shpalljen e gjëndjes emergjente.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM