Nga e marta, shi, dëborë e përmbytje

8:55 pm 18.03.18

 

Java në të cilën po hyjmë do të sjell ndryshim të motit në gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Parashikimet tregojnë se do të rikthehen reshje të dendura të shiut në Shqipëri, madje edhe reshjet e dëborës nëpër disa pjesë dhe zbritjet e ndjeshme të temperaturave deri nën 0 gradë në zonat malore.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve që lamë pas, ku ditën e shtunë termometri regjistroi vlera deri në 25 gradë Celsius si dhe reshjet e shumta të shiut, kanë bërë që të shkrijë dëbora në zonat malore, duke rritur sasinë e prurjeve nëpër lumenj, transmeton Top Channel.

Nga përllogaritjet e Institutit të Gjeoshkencave, të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rezulton se në lumenjtë e Drinit, Bunës dhe liqenin e Shkodrës do të ketë prurje në nivele të larta, gjë që bën që të zgjerohet zona e përmbytjeve në zonën e nënShkodrës dhe zonave periferike të qytetit afër liqenit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM