Nga 91 për qind e votave të numëruara: PAN 34.6%, LVV 26.7%, LAA 25.8%

8:26 am 12.06.17

 

Nga 91 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka fituar 34.6 për qind të votave.

Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 26.7 për qind, kurse koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.8 për qind të votave, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Derisa, Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind.

Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM