Nga 20-30 nëntor mbahet Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë

5:30 pm 16.11.17

 

Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, organizon edicionin e 17-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.

Në Prishtinë e Pejë, nga 20 deri më 30 nëntor, do të mbahet Festivali tashmë tradicional i Filmit të Frankofonisë, njoftoi Ambasada e Francës në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Në njoftim theksohet po ashtu se kinemaja Cineplexx në Albi Mall është bashkëpunuese për organizimin e festivalit, i cili do të mbahet prej 20 deri më 30 nëntor 2017.

Hapja e festivalit do të bëhet të hënën, më 20 nëntor në orën 19:00 në Cineplexx. Atë natë filmi Jalouse i David dhe Stéphane Foenkinos do të prezantohet nga vetë regjisorët e filmit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM