Nesër protestë para stacionit të policisë në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave

7:59 pm 06.02.19

Nesër do të ketë protestë para qendrës së policisë në Prishtinë nga ora 12:00.
Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë protestë kundër dhunës mbrenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave, pas rastit të fundit tronditës të vajzës 16 vjeçare nga Drenasi (Lexo storjen këtu)./UrbanFm/

YIHR shkroi në Facebook:

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë aktivistët/et e qytetarët të mblidhen para Stacionit Policor në Prishtinë për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar mbrenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.

Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur nga Drenasi, na shokoi të gjithëve, e kjo kerkon reagim mbarqytetarë. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera te zhvillohen në heshtje.

Policia e Kosovës ka për detyrë të na mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla.

Ftojmë të gjithë të mblidhemi para policisë në ora 12:00. Së bashku të qendrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla mos të përsëriten.

Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen!

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM