Sot mbahet ‘Parada e Krenarisë’, për herë të parë në Kosovë

3:36 pm 09.10.17

 

Data 10 tetor e vitit 2017 do të shënoj ditën kur për herë të parë në Kosovë mbahet Parada e Krenarisë organizuar nga komuniteti LGBT.

Sheshi kryesor i Prishtinës do të jetë vendi i takimit, në ora 11:30. Nga ‘Sheshi Skenderbeu’ do të marshohet drejt ‘Sheshit Zahir Pajaziti’.

Ky organizim do të jetë vetëm një pjesë e gjithë Javës së Krenarisë planifikuar nga organizatorët, transmeton Independent Balkan News Agency.

Edhe pse kjo do të jetë parada e parë, komuniteti LGBT i Kosovës edhe në të kaluarën ka organizuar marshime gjatë tri viteve të fundit.

Organizatorët e ‘Paradës së Krenarisë’ shpresojnë që gjithçka të shkoj qetë, por nuk munden të garantojnë se nuk do të ketë akte dhune apo fyerje nga ndokush që është kundër marshimit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM