‘Nëse sot votoj demarkacionin, nuk do të thotë që jam tradhtar. Ditën e mirë’

12:26 pm 20.03.18

 

Deputeti Labinot Tahiri ka shkruar sot në faqen e tij në Facebook për të shprehur qëndrimin e tij karshi marrëveshjes së demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Nëse sot votohet nga dora ime, nuk do të thot qe jam trathtarë, por do të thot shpëtimtarë i mijërave nanave që presin para Ambasadave në Borë e nêpër shi.” ka shkruar Tahiri.

“Edhe nëse me quani nesër trathtarë, kam lënë vepra ku plot fëmijë më quajnë HEROOO. Ditën e mirë.”

Postimin e plotë të Tahirit mund ta lexoni më poshtë:

 

Sot, ose Esat Pasha ose Hero do të na quajnë disa nga pjesa e popullatës.

Nëse sot votohet nga dora ime, nuk do të thot qe jam trathtarë, por do të thot shpëtimtarë i mijërave nanave që presin para Ambasadave në Borë e nêpër shi.

E ju që na quani trathtarë, nëse veq po mendoni se po e trathtojmë vendin, zgjohuni dhe shpallni Luftë pra Malit të Zi, edhe mos na e leni kohën me votu ne në orën 16:00, por po vijmë me ju ta mbrojmë kufinin.

Unë jam i ri në politik, vetëm sa kam pa në parlament, shumica bëjnë skena mediale vetëmm për interesa të partisë.

Edhe unë kam fëmijë, në shtëpi i kam, mund ti kërcenoni edhe ata! Mirpo, derisa na kercnoni neve disa nga ata që mund të na kërcenojnë, të njejtën gjë bejani edhe Amerikes dhe Evropës.

Edhe nëse me quani nesër trathtarë, kam lënë vepra ku plot fëmijë më quajnë HEROOO.

Ditën e mirë.

Sakrificë për shpirtat e këtij atdheu!

LABINOT TAHIRI- DEPUTET ( SHËRBËTORË).

20 Mars 2018

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM