Në Tiranë hidhen themelet për ndërtimin e shkollës “Kosova”

8:28 pm 16.08.17

 

Komuna e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e shkollës “Kosova”, ndërtesa e së cilës do të jetë katër herë më e madhe sesa ndërtesa e mëparshme e cila u rrënua për t’u shndërruar në pallat.

“Për të gjithë ata qytetarë që kanë jetuar në Tiranë, të paktën në dekadën e fundit, e dinë që kjo shkollë i ngjan një prej atyre legjendave shqiptare, si legjenda e Rozafës. Më në fund, sot jemi në një situatë ku po hedhim themelet e shkollës, të cilën do mund ta rihapim shtatorin tjetër, pas disa vitesh ndërprerje. Një projekt i cili ka kaq kohë që përgatitet, por më në fund, me ndihmën e qeverisë shqiptare për shpronësimet, pastrimin e territorit, kemi rifituar një hapësirë publike e cila në vitet e rrumpallës së Bashkisë së Tiranës u kthye në një hapësirë për të bërë pallat, si një hapësirë për përfitim personal dhe jo publik”, ka thënë kreu i Tiranës, Erion Veliaj.

Si një ish-nxënës i kësaj shkolle, Veliaj shprehu kënaqësinë e dyfishtë se ky institucion arsimor do të rikthehet me një kapacitet 4 herë më të madh, por duke ruajtur të njëjtën cilësi siç edhe e ka pasur shkolla e mëparshme, transmeton Top Channel.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM