Në Therandë nis festivali ‘Festari’

11:11 am 25.09.17

 

Sot në Therandë nis edicioni i 16 i festës së të rinjve dhe vjeljes së rrushit ‘Festari’.

Ky festival është festë e rinisë ngase bartës të projektit janë të rinjtë e kësaj komune, ndërsa ‘Festari’ cilësohet edhe si festë e artë sepse gjatë kësaj feste krijohen vlera të reja shpirtërore, humane, artistike e sportive.

‘Festari’ sivjet ka një program shumë dimensional dhe gjithëpërfshirës. Ky festival tashmë është tradicional dhe realizohet në javën e fundit të muajit shtator. Rrushi dhe përpunimi i verës është karakteristikë mijëvjeçare e trevës së Suharekës, andaj edhe ‘Festari’ përkon me gëzimin e vjeljes së rrushit dhe përpunimin e verës, transmeton KultPlus.

‘Festari’ nis sot më 25 shtator ndërsa përfundon më 1 tetor.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM