Në të ardhmen Spanja mund të lejoj referendumet për pavarësi  

2:04 pm 08.11.17

 

Në të ardhmen, në Spanjë mund të bëhen të ligjshme referendumet nëpër regjionet që dëshirojnë të pavarësohen.

Ministri i jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka thënë për BBC se Spanja po mendon të bëjë ndryshime kushtetuese përmes së cilave në të ardhmen do t’u ofrohej mundësia e mbajtjes së referendumeve të ligjshme për regjionet e vendit që duan pavarësi.

“Kemi krijuar një komitet në parlament që do të shikoj mundësinë e ndryshimit të kushtetutës në mënyrë që të akomodohen më mirë aspiratat e disa prej qytetarëve në Kataloni,” ka thënë Dastis.

“Ne pranojmë se është një situatë politike e cila meriotn të shikohet, por në çfardo rasti është e qartë se vendimi që merret duhet të merret nga të gjithë spanjollët.”

Këto hapa nga autoritetet në Madrid vijnë pas ngjarjeve që ndodhën në Kataloni, aty ku u shpall pavarësia dhe më pas pati ndërhyrje të autoriteteve spanjolle të cilat larguan qeverinë regjionale nga pushteti.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM