Në Siri shpërthen konflikti Iran-Izrael

7:07 am 10.05.18

 

Ushtria izraelite ka thënë se forcat iraniane kanë lëshuar raketa në drejtim të pozicioneve të tyre në regjionin e Golanit.

Është thënë se 20 raketa janë lëshuar nga Gardat Revolucionare. “Asnjë goditje nuk është shënuar” të ketë ndodhur në territorin izraelit, transmeton BBC.

Ky është një nga sulmet më të mëdha që ndodh ndaj Izraelit, nga territori sirain, në deakada.

Të martën, Izraeli urdhëroi autoritetet në regjionin e Golanit që të përgatisin strehime civile kundër bombardimeve pasi kishin identifikuar “aktivitete jo të rregullta” kryer nga forcat iraniane që gjenden në Siri.

Këto tensione vijnë pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur largimin e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja ndërkomëbtare për armët nukleare arritur me Iranin.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM