Në shtator pritet të filloj puna në parkingun nëntokësorë

9:36 am 11.05.18

 

Ndërtimi i parkingut nëntokësorë, pranë Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, pritet të filloj gjatë muajit shtator.

Këtë lajm e ka dhënë drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Genc Bashota, gjatë takimit informues për këtë projekt, që do të realizohet në partneritet publiko-privat, transmeton Koha.net.

Shpallja e konkursit, sipas Bashotës, do të bëhet pas dy javësh, ndërsa ky proces do të përfshijë 3 faza: parakualifikimin, propozimin teknik dhe shpalljen e fituesit.

Kërkesa minimale te komunës lidhur me këtë projekt janë 500 vendparkime nëntokë dhe 500 metra katrorë hapësirë komerciale për ndërtimin e lokaleve në pjesën e sipërme.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM