Në Shkup protestuesit kërkuan hetim ndërkombëtar për grupin Kumanova

6:01 pm 05.11.17

 

Të dielën është protestuar në Shkup dhe është kërkuar që rasti i të dënuarve të Grupit të Kumanovës të hetohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Familjarët e të dënuarve të grupit të Kumanovës, shoqatat e dala nga lufta e ish UÇK-së, Shoqata e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë dhe disa organizata të tjera, kanë protestuar të dielën në Shkup kundër dënimit të 30 pjesëtarëve të grupit me 746 vjet burg dhe 7 të tjerëve me burgim të përjetshëm.

“Kërkojmë që e gjithë ngjarja e 9 dhe 10 majit të hetohet dhe procedohet nga ndërkombëtaret, pasi struktura të larta të Maqedonisë kanë qenë të përfshira si manipuluese, nxitëse dhe joshëse në sajimin e skenarit të 9 majit. Ministria e Punëve të Brendshme, shefi i shërbimit sekret maqedonas dhe drejtori i Sigurisë publike janë arkitektët, ideologët, urdhërdhënësit si dhe zbatuesit e skenarit ogurzi të ngjarjeve në Kumanovë”.

Përgjimet, ndjekja fizike dhe dosjet e hapura nga shërbimet policore maqedonase tetë muaj para ngjarjeve tragjike kundër bijve tanë, tregojnë dhe implikojnë pa asnjë dyshim kreun më të lartë shtetëror të asokohe të Maqedonisë”, u shpreh Dashurie Sefa, përfaqësuese e këshillit të familjarëve të grupit të dënuar, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit paraqitën edhe drejtuesit e Forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe të Shoqatës së ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë të Maqedonisë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM