Në Rumani vazhdon protesta për rrëzimin e qeverisë

10:41 am 14.02.17

stop

 

U bënë dy javë që qindra mijëra protestues vazhdojnë të mblidhen në qendër të kryeqytetit rumun, Bukuresht.

Këto protesta u nxitën nga një dekret publikuar nga qeveria përmes së cilit parashihej zbutja e dënimeve për një pjesë të zyrtarëve të korruptuar.

Rreth gjysëm milionë protestues bënë që ky dekret të tërhiqet, por edhe pas këtij veprimi të qeverisë protestuesit nuk kanë pushuar të dalin në rrugë.

Protestuesit po kërkojnë largimin e qeverisë, derisa parlamenti i Rumanisë ka vendosur dje që të mbahet referendum për mbështetjen publike të luftës kundër korrupsionit.

Megjithatë nuk është e qartë se çfarë pyetje do të bëhej në referendum, por ai shihet si mënyrë për ta shtuar mbështetjen për luftën që po vazhdon kundër korrupsionit në këtë vend, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Por, ky legjislacion nuk ia doli t’i qetësoj protesutesit kundër qeverisë, që edhe mbrëmë u tubuan për të 14 herë me radhë në kryeqytetin Bukuresht.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM