Në rënie numri i pickimeve nga rriqrat

8:19 pm 10.07.17

 

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, udhëhequr nga kryetari i Komunës së Malishevës, është bërë me dije se numri i rasteve të pickimeve nga rriqrat në këtë komunë është në rënie, në raport me vitet e kaluara.

Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me ethe hemorragjike gjatë këtij viti.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, duke raportuar në mbledhjen e sotme, tha se “pothuajse kanë përfunduar së realizuari të gjitha masat mbrojtëse në raport me luftimin dhe parandalimin e EHKK dhe aktualisht është duke u realizuar vetëm edhe faza e katërt e repelimit të kafshëve”, transmeton Koha.net.

Gjatë raportimeve të tyre, përgjegjësit e drejtorive komunale, bënë të ditur se janë duke vazhduar me realizimin e planifikimeve të tyre, si dhe janë duke u realizuara të gjitha projektet e kontraktuara dhe sipas planifikimeve.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM