Në Prishtinë u mbajt ‘Parada e Krenarisë’

2:56 pm 10.10.17

 

Sot është mbajtur për herë të parë ‘Para e Krenarisë’ në Prishtinë, e cila sipas organizatorëve kishte si qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët “për të treguar që komuniteti LGBTI, ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin”.

“Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është, ‘Në emër të Dashnisë’”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga organizatat që kanë marrë përsipër organizimin e paradës, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Lendi Mustafa, njëri nga pjesëtarët e këtij komuniteti tha se secili ka të drejtën e lirë për të jetuar në paqe.

“Nuk duam të jetojmë pranë urrejtjes së njëri-tjetrit, në këtë botë ka hapësirë për të gjithë por nuk ka hapësirë për urrejtje dhe negativitet. Më shumë se gjithçka na duhet dashuria, më shumë se gjithçka na duhet humanizmi. Ne jemi mbledhur këtu për të rrezatuar dashuri për të gjithë ata që na kanë mbështetur për të pasur të drejta të barabarta. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të rrezatojmë dashni sepse jemi krenar”, u shpreh Mustafa.

Në nisje të kësaj parade, ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi ka shprehur përkrahjen institucionale për të drejtat e këtij komuniteti dhe ka konfirmuar edhe njëherë se në Kosovë të gjitha komunitet janë të barabarta.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM