Në Prishtinë fillon ‘Java e Albanologjisë’

3:40 pm 10.05.17

 

Të mërkurën ka filluar Konferenca Shkencore ‘Java e Albanologjisë’.

Këtë vit konferenca do të përmbajë pesë sesione të cilat sjellin kumtesa të ndrysme nga profesorë, akademikë dhe njohës të albanologjisë.

Hapja filloi me fjalimin e drejtorit të Institutit të Albanologjisë në Prishtinë, Hysen Matoshit.

Ai në fjalën hapëse të sivjetme të kësaj konference, u ndal të tri momentet jubilare që lidhen me Institutin Albanologjik, me veprimtarinë dhe arritjet e tij disadekadëshe, transmeton KultPlus.

Fillimisht u ndal tek 50 vjetori i Institutit Albanologjik, tek akademik Idriz Ajeti, jetën e të cilit e quajti një jetëshkrim i ngritjes arsimore e shkencore të shqiptarëve dhe së treti tregoi se sivjet shënohet 55 vjetori i botimit të revistës shkencore ‘Gjurmime Albanologjike’.

Pas hapjes zyrtare të ‘Javës së Albanologjisë’, tashmë veç u hapën punimet e konferencës.

Sesioni i parë ishte Seanca e parë e Gjuhësisë me temën ‘Gjuha e Shtypit’. Në këtë sesion i pari që nisi të lexoi kumtesën e tij ishte Qemal Murati me temën ‘Gjuha e shtypit dhe norma gjuhësore’.

‘Java e Albanologjisë’, është duke vazhduar edhe pasditen e së mërkurës e pastaj edhe dy ditë të tjera gjithmonë me fillim nga ora 10:00 në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë, transmeton KultPlus.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM