Në parlamentin iranian digjet flamuri amerikan

1:11 pm 09.05.18

 

“Vdekje për Amerikën” ka qenë thirrja nga ligjëvënësit në parlamentin e Iranit, aty ku u dogj flamuri i Shteteve të Bashkuara.

Ky ka qenë reagimi i ligjvënësve iranianë pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Kryeparlamentari iranian, Ali Larijani ka thënë se përgjegjësia për ruajtjen e marrëveshjes ka rënë në Bashkimin Evropian dhe fuqitë tjera që janë ende pjesë e paktit.

“Vendimi i Trumpit për të braktisur marrëveshjen bërthamore ka qenë shfaqje diplomatike, Irani nuk ka obligim për të përmbushuar detyrimet e saj në situatën aktuale”, ka thënë Larijani para parlamentit në Iran, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Është e qartë se Trump e kupton vetëm gjuhën e forcës”.

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë përmes faqes së tij zyrtare se Trump “ka gabuar”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM