Në parlament kërkohen masa kundër ndotjes së ajrit

8:11 pm 31.01.18

 

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, mbajtur të mërkurën, është theksuar nevoja për përmirësimin e politikave mjedisore në lidhje me cilësinë e ajrit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë konsideruar gjendjen aktuale të cilësisë së ajrit si mjaft shqetësuese jo vetëm në Prishtinë, por edhe në regjione të tjera të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadril Veseli ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndikojnë në përmirësimin e ajrit në Prishtinë dhe komunat e tjera, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ai ka kërkuar të krijohet një buxhet i veçantë për përkrahjen e investimeve të qytetarëve dhe bizneseve, me të cilat ulen shpenzimet e jetesës dhe rritet cilësia e shëndetit, duke investuar në izolimin e shtëpive dhe ndërtesave të paizoluara në Kosovë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM