Në moshën 89 vjeçare, vdes aktori Roger Moore

2:14 pm 23.05.17

 

Aktori britanik, Sir Roger Moore, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, përmes rrjetit social Twitter, ku u tha aktori vdiq pas një “beteje të shkurtër por të guximshme me kancerin”.

Moore ka luajtur në shumë filma, por ai mbetet i njohur më së shumti për rolin e tij në shtatë filma të James Bond, duke u paraqitur në rolin kryesor të agjentit të famshëm.

“Falemnderit baba që ishe vetja dhe që ishe aq i veçantë për shumë njerëz.” thuhet në deklaratën e lëshuar nga fëmijët e aktorit.

“Me zemrat tona, ne duhet të ndajmë këtë lajm të hidhur se babai ynë, Sir Roger Moore, ka ndërruar jetë sot. Jemi të gjithë të dërrmuar,” thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social.

Sir Roger, i cili vdiq në Zvicërr, do të ketë një funeral privat në Monaco ashtu siç ai kishte kërkuar, transmeton BBC.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM