Në majet e Kukësit bie borë

3:15 pm 22.09.17

 

Majat e maleve në pjesën veriore të Shqipërisë janë zbardhur nga bora e parë që ka rënë më herët se sezona dimërore.

Pas tre ditesh me shi dhe ulje të temperaturave, maja e Gjalicës është zbardhur këtë të premte, transmeton Top Channel.

Rënia e dëborës së parë sinjalizon banorët për t’u bërë gati për stinën e ftohtë. Përgatitjet e para janë sigurimi i druve për ngrohje.

Në qytetin e Kukësit gjatë dimrit harxhohen më shumë se 15 mijë/metër kub dru zjarri nga familjet,  pa llogaritur shkollat, institucionet parashkollore apo spitalet.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM