Në Kinë arrihet klonimi i dy majmunëve

8:47 am 25.01.18

 

Shkencëtarët kinezë kanë arritur të sjellin në jetë dy majmunë të klonuar.

Për këtë është përdorur teknika e cila mund të ofroj në të ardhmen krijimin e qindra primatëve identik dhe me mundësi që kjo të ndodh edhe me njerëzit.

Për klonimin e këtyre dy majmunëve është përdorur procesi që kohë më parë ishte bërë në krijimin e deles së njohur Dolly the Sheep.

Hulumtuesit shkencorë thanë se ky sukses mund të vihet në përdorim në të ardhmen për të mësuar më shumë rreth sëmundjeve tek njerëzit.

Dy majmunët e quajtur Zhong Zhong dhe Hua Hua lindën në Institutin e Shkencave në Akademinë Kineze në Shanghai, pasi u përdor ADN-ja nga qelizat lidhëse fetale.

 

 

Pasi ADN-ja u transferua te vezët e dhuruara, është përdorur riprogramimi gjenetik për të ndezur dhe shuar gjenet pasi ndryshe ato do të shtypnin zhvillimin e embironit.

“Provuam disa metoda të ndryshme, por vetëm njëra funksionoi. Patëm shumë dështime para se të gjenim rrugën e suksesshme për të klonuar një majmun.” ka thënë Dr Qiang Sun, lideri i ekipit hulumtues.

“Mund të prodhosh majmunë të klonuar me sfond të njëjtë gjenetik, përveç gjenit që manipulohet.

“Kjo do të mundësoj modele të vërteta jo vetëm për sëmundjet gjenetike në tru, por edhe për kancerin, për çrregullimet metabolike apo të imunitetit, dhe do të na lejoj të testojmë efikasitetin e drogave për këto gjendje para përdorimit klinik.”

Ndërsa, rasti i deles Dolly the Sheep ndodhi 20 vite më parë në Edinburgh, kur ajo u klonua pas përdorimit të një qelize nukleare përmes teknikës së transferimit SCNT.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM