Në fund të muajit, Emeli Sande mban koncert në Tiranë

5:10 pm 16.11.17

 

Për “Natën e Bardhë”, festë kjo tashmë tradicionale dhe e përvitshme organizuar nga Bashkia e Tiranës, këtë herë do të pasurohet me një nga zërat më të mirë të muzikës R&B dhe soul.

Më 29 nëntor, në Sheshin Skënderbeu do të performoj këngëtarja e mirënjohur britanike Emeli Sande.

“Këtë 29 nëntor, yjet do të shkëlqejnë veç për ty.

Por ylli më i shëndritshëm vjen nga Britania e Madhe, Emeli Sande.
Do t’jetë një natë e magjishme, për t’u mbajtur mënd. Një natë plot shkëlqim.” thuhet në përshkrimin e eventit në Facebook.

Gjtihashtu njoftohet se hyrja do të jetë e lirë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM