Në fund të muajit Britania nis procesin e largimit nga BE-ja

2:24 pm 20.03.17

 

Më 29 mars pritet që Mbretëria e Bashkuar të aktivizoj procesin zyrtar të largimit nga Bashkimi Evropian, pasojë kjo e referendumit të vitit të kaluar ku votuesit vendosën të largojnë vendin nga blloku evropian.

Një zëdhënës i kryeministres, Theresa May, tha sot se qeveria e Britanisë e ka informuar Zyrën e presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, për synimin për aktivizimin e Kapitullit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që paraqet njoftim formal për synimin e një shteti anëtar që të largohet nga BE-ja.

“Ne jemi në prag të negociatave më të rëndësishme për këtë vend për një gjeneratë”, tha sekretari britanikl për Brexit, David Davis, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në përgjigje të këtij njoftimi, presidenti Tusk tha se ai do t’i përfaqësoj shtetet e tjera anëtare në BE, me një propozim të udhëzimeve për negociata, brenda 48 orëve, pasi të aktivizohet Artikulli 50.

Negociatat për kushtet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian duhet të përfundojnë brenda dy vitesh.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM