Në Fox News tallen me muzikën e Radiohead  (video)

2:21 pm 17.10.17

 

Në emisionin ‘The Greg Gutfeld Show’ në Fox News, ku diskutohen ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës, komentatorja Katherine Timpf ka folur për emrat që mund të bëhen pjesë e muzeut Rock & Roll Hall of Fame.

Timpf nuk ka kursyer fjalë tallëse për bendin Radiohead.

“Duke parë që bëhet fjalë për famën dhe jo talentin, mendoj se Radiohead gjithsesi se do të futen, dhe duhet të futen.” ka thënë Timpf.

“Mua nuk më pëlqejnë, por meshkujt që më pëlqejnë duhet të kenë tri gjëra: të jenë të çuditshëm, dobët të ushqyeshëm dhe të trishtuar. Ky lloj i meshkujve gjithmonë pëlqejnë Radiohead, dhe për vite mua më është dashur të shtirem se pëlqej Radiohead, për t’i bërë për vetë këta meshkuj, edhe pse muzikën e kanë një ofshamë dhe rënkim të elaboruar për tinguj të telefonëve.” ka shtuar komentatorja amerikane.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM