Në filmin për veten, Shia LaBeouf do të luaj babain e tij

6:42 pm 26.03.18

 

Aktori Shia LaBeouf është duke realizuar një film për veten e tij, ku do të mbulohen vitet kur ai ishte adoleshent dhe fillimi i karierës së tij si stand-up komedian në seritë Even Stevens.

Siç raporton Hollywood Reporter, aktori nisi të punoj skriptën e filmit derisa ishte në seanca të terapisë, derisa tani filmi është në produksion.

Skenari është shkruar nga ‘Otis Lort’ që është pseudonimi dhe alter-ego e LaBeouf.

Në filmin që mban emrin Honey Boy, LaBeouf do të luaj rolin e babait të tij, një i varur nga droga dhe alkoholi. Emri i filmit është nofka që LaBeouf i kishte dhënë babait të tij.

Ndërkohë, rolin e LaBeouf gjatë viteve të tija të rinisë do ta luaj Lucas Hedges, aktori i ri që fitoi çmimin Oskar për paraqitjen në Manchester By The Sea.

Ende nuk dihet data se kur do të dal nëpër kinema filmi Honey Boy.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM