Në Beograd nis festivali “Mirëdita, dobar dan!”

10:40 pm 30.05.18

 

Në Qendrën për dekontaminimin kulturor në Beograd, të mërkurën në mbrëmje, ka nisur edicioni i pestë i festivalit të kulturës së Kosovës, “Mirëdita, dobar dan!”.

Për sigurinë e pjesëmarrësve dhe mysafirëve të natës së parë të këtij festivali po kujdesen forca të shtuara të Policisë së Serbisë, të cilat i kanë penguar demonstruesit e Partisë Radikale Serbe dhe simpatizuesit e kësaj partie, që të arrijnë te hapësira ku po mbahet manifestimi, në rrugën “Birçanin”, në qendër të kryeqytetit serb, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Rreth dy orë para se të niste festivali, në afërsi të Qendrës për dekontaminimin kulturor, është mbajtur protestë e organizuar nga Partia Radikale Serbe, e të dënuarit të Hagës, Vojisllav Sheshelj, për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

Në protestë ka marrë pjesë edhe vet Sheshelj, i cili i ka quajtur tradhtarë organizatorët e festivalit, për shkak se i kanë ftuar shqiptarët mysafir.

 

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM