Në Ankara ndalohen të gjitha aktivitetet e komunitetit LGBTI

5:22 pm 19.11.17

 

Turqia ka ndaluar të gjitha organizimet dhe aktivitetet nga grupet e komunitetit LGBTI në kryeqytetin Ankara.

Zyrtarët turq kanë bërë me dije se vendimi hyri në fuqi nga dita e shtunë dhe do të jetë për një perudhë të pacaktuar, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Zyra e guvernatorit të Ankarasë njoftoi të dielën se ndalimi u bë për të mbrojtur “sigurinë publike”.

Ai tha se ngjarjet të tilla mund të shkaktojnë armiqësi mes grupeve të ndryshme dhe të rrezikojnë “shëndetin dhe moralin”, si dhe të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Sipas zyrës së guvernatorit disa grupe mund të provokohen nga ngjarjet e komunitetit LGBTI dhe mund të ndërmarrin veprime kundër pjesëmarrësve për shkak të “ndjeshmërive shoqërore”.

Megjithëse homoseksualiteti nuk është i ndaluar në Turqi dhe shoqatat e shumta LGBTI regjistrohen ligjërisht në shtet, aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se individët LGBTI përballen me diskriminim dhe stigmë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM