“Nata e Zjarreve” përmbyll ditët e Epopesë së UÇK-së

6:38 pm 07.03.18

 

Sikurse në çdo 7 mars, edhe mbrëmjen e mërkure është ndezur një zjarr i madh në fshatin Prekaz për të shënuar ‘Natën e Zjarreve’, manifestimin përmbyllës të Epopesë së UÇK-së.

Një manifestim kulturor-artistik për nder të kësaj dite do të mbahet në Skenderaj.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë shumë njerëz nga e gjitha Kosova, ndërsa më pas do të mbahet dhe një koncert në sheshin që mban emrin e heroit Adem Jashari, në Skenderaj, transmeton Gazeta Express.

Me atë që njihet si “Nata e Zjarreve” përmbyllet edhe Epopeja e UÇK-së, që shënjon 20 vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM