N.E.R.D. dhe Migos zbavitën të pranishmit në NBA All-Star Weekend

3:04 pm 19.02.18

 

Është mbajtur eventi basketbollistik NBA All-Star Weekend 2018 në Staples Center të Los Angeles.

Përpos ndeshjes së zhvilluar ndërmjet ekipit të LeBron James kundër atij të Stephen Curryt, në pauzën kryesore ndërmjet pjesëve të pranishmit i zbaviti performanca e grupit N.E.R.D. të cilët u bënë bashkë me rep grupin Migos.

Ata kënduan këngët ‘1000’, ‘Lapdance’ dhe ‘Lemon’, nga albumi No One Ever Really Dies. Derisa Migos iu bashkuan për hitin ‘Stir Fry’.

Ditë më parë, anëtari i Migos, Quavo, u shpërblye me çmimin MVP në ndarjen që i bëhet një figure të famshme të cilit i jepet All-Star Celebrity Game. Në të kaluarën këtë e kishin fituar Win Butler, Kris Wu dhe Jamie Foxx.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM