Muzika pop është bërë më e pikëlluar gjatë 30 viteve të fundit

1:18 pm 17.05.18

 

Një studim i ri kryer nga Universiteti i Kalifornias, për Royal Society Open Science, ka treguar se gjatë 30 viteve të fundit muzika pop është bërë më e pikëlluar.

Janë studiuar gjithsej 500,000 këngë lëshuar në Mbretërinë e Bashkuar ndërmjet viteve 1985-2015, para se ato të klasifikoheshin në grupe sipas disponimit që përcillte muzika e tyre.

“’Lumturia’ po bie, ‘shkëlqimi’ po bie, ‘pikëllimi’ është në ngritje,” ka thënë bashkë-autorja e hulumtimit Natalia L. Komarova.

“Dhe, në të njëjtën kohë, këngët po bëhen më ‘kërcyese’ dhe më ‘party’.”

Ajo gjithashtu ka shtuar: “Kështu që, dersia në përgjithësi disponimi po bëhet më pak i lumtur, duket se njerëzit duan ta harrojnë këtë dhe të kërcejnë.”

Studimi ka radhitur disa prej këngëve që pëcjellin disponim më pak ‘të lumtur’, e aty janë ‘Stay With Me’ nga Sam Smith, ‘Whispers’ nga Passenger dhe ‘Unmissable’ nga Gorgon City, krahasuar me këngë më të lumtura siç është ajo ‘Glory’ nga Bruce Springsteen dhe ‘Freedom’ nga Wham.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM