Muzeu Britanik tani zotëron një prej kartëmonedhave të falsifikuara të Princeshës Diana nga Banksy

8:50 pm 04.02.19

Banksy, Di-faced TennerNjë kartëmonedhë 10 funtëshe e rreme e prodhuar nga Banksy –  me Dianën, Princeshën e Uellsit – është blerë nga Muzeu Britanik dhe tani është në koleksionin e saj të përhershëm të monedhave.

Paraja 10 funtëshe u prodhua së pari nga Banksy (dhe u kopjua, me vlerë rreth 1 milion paund) për t’u hedhur jashtë një ndërtese, por kur disa nga këto kartmonedha u shpërndanë në Festivalin Reading dhe njerëzit filluan t’i përdorin për të blerë pije me ato, e kuptuan se Banksy mund të burgoset për falsifikim dhe menjëherë i nxorën  të hollat jashtë qarkullimit.Image result for princess diana money banksy

Kjo nuk e ndaloi Tom Hockenhull, kuratorin e parave moderne në Muzeun Britanik, nga dëshira për të pasur në duart e tij një kartmonedhë të tillë nga banksy, dhe për ta shtuar në koleksionin e muzeut. Mirëpo problemi për Hockenhull ishte të verifikonte se ajo kartmonedhë ishte vepër origjinale e Banksyt.

“Për shkak se (Banksy) i prodhonte ato si fotokopje, dikush tjetër mund ta bënte këtë gjithashtu, kështu që nuk kishin asnjë mënyrë për të verifikuar nëse kartmonedhat ishin nga Banksy apo jo”.

Kjo nuk është hera e parë që muzeu ka pasur punë me Banksyn.
Në maj të vitit 2005, Banksy arriti të fus në muze veprën ‘Peckham Rock, një gur me vizatim të një figure me karrocë të shopingut, në koleksionin e pikturave primitive në shpella.
Guri ishte aty për tre ditë rresht para se stafi ta dallonte dhe ta heqte nga aty./UrbanFm/banksy peckham rock

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM