Mustafaj shpallet autori i vitit në Kosovë

4:15 pm 13.06.17

 

Besnik Mustafaj është shpallur autori i vitit, në edicionin e 19-të të Panairit të Librit që u mbajt në Kosovë. Shoqata e Botuesve e vlerësoi atë me këtë cmim për librin “Endrra e doktorit” botimet Toena.

Gazetarja Beti Njuma u vlerësua si përkthyesja e vitit me librin “Gjyzlyket e arta” me autor Giorgio Bassani. Me këtë çmim është vlerësua dhe Urim Nerguti me librin “Busull” të Mathias Enard si dhe Leila Slimani me librin “Këngë e egër”, transmeton Gazeta Shqip.

Çmimi i letërsisë për fëmijë shkoi për librin “Mbreti nga Qerreti” i Xhevat Sylës. Çmimi si poeti më i mirë shkoi për Agron Gashin me përmbledhjen poetike “Ditët pa gjë”. Romani më i mirë shkoi për Petrit Palushin me librin “Shtrati 13”.

Çmimi për kritikën dhe studimin më të mirë shkoi për gazetaren Klara Buda me librin “Kosova mon amour”. Çmimi autori i vitit i huaj shkoi për Lucie Leanne.

Çmimi për veprën kapitale shkoi për autorin Shyqri Nimani me veprën “Nëpër gjëmba drejt yjeve”.

Stenda më e mirë e panairit u shpall Argeta LMG. Çmimi special shkoi për poeten Flutur Mustafa me librin “Na dy”.

 

 

Librat më të kërkuar të panairit:

5-shja e titujve vendorë:

“Veton Surroi – Gorillat që s’i pamë”, botuar nga Koha

“Flutur Mustafa – Na dy”, botuar nga Buzuku

“Arbën Xhaferi – Veprat”, botuar nga Klan Kosova dhe Dudaj

“Agron Alibali – Dritëhijet e një diplomati, Faik Konica”, botuar nga Argeta Lmg, dhe

“Ndriçim Ademaj – Pa heronj, pa bujë”, botuar nga Pegi

 

5-shja e titujve të huaj:

“Malala Yousafzai – Unë jam Malala”, botuar nga Pema

“Elena Ferrante – Mbiemri i ri”, botuar nga Pegi

“Svetlana Aleksievic – Lufta nuk ka fytyrë gruaje”, botuar nga Buzuku

“Yuval Harari – Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit”, botuar nga Botart

“Michel Holluebecq – Harta dhe territori” botuar nga Skanderbeg Books.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM