Mustafa: Do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe qytetarëve

8:36 am 12.06.17

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar rezultatet e deritanishme nga zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së dielë.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se partia e tij do të analizojë rezultatet dhe do të reflektojë “në interesë të anëtarësisë dhe të qytetarëve”.

 

Postimi i plotë i Mustafës:

“Të nderuar qytetarë,

Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.

Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM